Janë dashur 48 orë kërkime që të gjendet trupi i pajetë i peshkatarit Sulejman Sylja, 68 vjeç, i cili humbi jetën në ujrat e Liqenit të Shkodrës. Është dashur ndërhyrja e polumbarëve të RENEA-s për të gjetur peshkatarin, i cili u konsiderua i zhdukur mengjesin e të mërkurës.
Kanë qenë familjarët të peshkatarit 68 vjeçar ata që kanë dhënë alarmin në polici për të afërmin e tyre. Këta të fundit, janë vënë menjëherë në lëvizje dhe kanë nisur kërkimet. Kërkime që kanë përfunduar me gjetjen e trupit të pajetë, 48 orë pasi peshkatari kishte ndërruar jetë. /ShkodraWeb Media/