Të nderuar qytetarë të Bashkisë Shkodër ju informojmë se në kuadër të zbatimit të programeve të strehimit social, rihapen aplikimet për programet e strehimit pas pezullimit të proçesit si rezultat i Pandemise Covid -19.
Aplikimet ri fillojnë me datë 1 Qershor 2020 dhe afati i fundit i dorëzimit të aplikimeve është data 12 Qershor 2020.
Ftojmë të gjithë qytetarët e interesuar, që plotësojnë kriteret e përcaktuara, që të aplikojnë për të përfituar nga programet sociale të strehimit, pranë zyrës me një ndalesë nga ora 10 deri 13 ku do të asistohen nga specialiste të bashkisë.
Kujtojmë që bashkia Shkoër ka hapur aplikimet dhe është në proçes të zbatimit të tre programeve të strehimit social:
1.Subvencioni i Qirasë.
2. Banesa sociale me qira tek “ish Konvikti Shkollës Pyjore“.
3. Subvencionimi i interesave të Kredive.
Për të aplikuar për përfitimin nga këto programe qytarët duhet të plotësojnë disa kritere dhe kushte të përcaktuara në ligj:
Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojë cdo aplikues janë:
Të jetë banor i Bashkisë Shkodër;
Të ketë mbushur moshen 18 vjeç;
Të mos ketë banesë në pronësi ose të zotërojë një sipërfaqe banimi nën normat e strehimit sipas përcaktimeve ligjore ose ka mbetur i pastrehë për shkaqe të përcaktuara në ligj;
Ka të ardhura të pamjaftueshme për të përballuar shpenzimet e strehimit të përshtatshëm sipas përcaktimeve ligjore;
Per me shume informacion në lidhje me kriteret, procedurat, dokumentacionin e nevojshëm dhe afatet mund të informoheni në faqen web të bashkisë Shkoder.
Gjithashtu, ftojmë të gjithë të interesuarit që kanë aplikuar më parë për programin social të strehimit, të paraqiten pranë Zyrës me një Ndalesë pranë Bashkisë për të përditësuar të dhënat e deklaruara sipas legjislacionit në fuqi. /Deklaratë për mediat e Bashkisë Shkodër, lexuar nga Ergys IVZIKU Specialist i Strehimit në Bashkinë Shkodër/