Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë ópèrátive, në Shkodër, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Arben Bregu, 50 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2016, Gjykata e Katërt Gjyqësore në Duval, Florida e ka shpallur fájtòr për vràsjén e një personi.
Ky shtetas, në qershor 2013, në qytetin Duval, Florida, jashtë një restoranti, ka qèllúar disa herë me ármè zjàrri një shtetas, pas një kónflikti mes tyre.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane dhe Interpol Washington po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.