Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka uruar të gjithë maturantët, të cilët ditën e nesërme do të zhvillojnë provimin e parë të Maturës Shtetërore.
Shahini shpreh mirënjohjen për çdo nxënës, prind e mësues përballimin me sukses në mbylljen e këtij viti shkollor:
“Arritëm ta mbyllim këtë vit të vështirë shkollor, falë qëndrueshmërisë së nxënësve, durimit të prindërve dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm të mësuesve tanë që brenda një kohë të shkurtër e përballën me sukses realitetin e krijuar nga tërmeti shkàtërrúes dhe pandemia vdèkjéprúrëse. Mirënjohje të veçantë për secilin prej jush!”, shprehet Ministrja, ndërsa uron maturantët për provimet:
“Tashmë jemi në atë “fazën finale të maratonës” për maturantët tanë, të cilët ditën e nesërme kanë provimin e parë të Maturës Shtetërore. Suksese të përzemërta secilit prej tyre në çdo provim dhe i dëshiroj gjithë të mirat në rrugëtimin e tyre jetësor”.
Rreth 31 mijë maturantë çelin nesër sezonin e provimeve të Maturës Shtetërore. Nesër nis me lëndën e Gjuhës së Huaj, për të vazhduar më datë 11 qershor me Gjuhën Shqipe, me Matematikën më 15 qershor dhe 18 qershor, provimi i lëndës me zgjedhje.