Është mbyllur sot Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore në Shkodër, pasi një punonjëse ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Mësohet se Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore është mbyllur pa afat, deri sa të bëhet dezinfektimi dhe tamponët për të gjithë punonjësit.
Njoftohet po ashtu se hapat e mëtejshëm në lidhje me situatën e krijuar, do të merren në bashkëpunim me institucionet e shëndetit. Gjatë 24 orëve të fundit, vend sot u regjistruan 17 raste te reja, prej të cilëve 6 në qytetin e Shkodrës.