Pothuajse 300,000 numra telefoni janë shfaqur në motorin e kërkimit të Google dhe mund të gjenden duke kërkuar “https://wa.me”
WhatsApp thotë se ka adresuar një problem i cili kishte treguar numrat e telefonit të përdoruesve në rezultatet e kërkimit të Google.
Hulumtuesi i sigurisë Ythul Jayaram zbuloi se numrat e telefonit të përdoruesve ekzistues të cilët përdornin opsionin Click to Chat po indeksoheshin nga motorët e kërkimit.
Me këtë opsion përdoruesit mund të krijonin një link me numrin e tyre të telefonit të përfshirë në të. Sipas Jayaram duke qenë se lidhjet nuk kanë një robot.txt në server, ata nuk ndalojnë dot Google dhe motorët e tjerë të kërkimit të ideksojnë lidhjet.
Pothuajse 300,000 numra telefoni janë shfaqur në motorin e kërkimit të Google dhe mund të gjenden duke kërkuar “https://wa.me”.
Në 2018-ën kujtojmë që rrjeti social Facebook ndaloi njerëzve kërkimin përmes numrave të telefonit. WhatsApp ka ndërmarrë hapat për të përmirësuar sigurinë e bisedave duke u lejuar përdoruesve të bllokojnë ftesat për bisedat në grup nga njerëz të huaj.
Në të vërtetë problemi është raportuar që prej muajit shkurt. Pasi pushtoi titujt e lajmeve, kompania reagoi duke thënë se ka adresuar problemin ndërsa Jayaram ka zbuluar një problem të fundit. /BW/