Autori i shpërthimit tek lokali përballë gjimnazit ‘’Petro Nini Luarasi’’ në Tiranë është fiksuar nga kamerat e sigurisë. Siç raportohet nga vendngjarja, sipas pamjeve filmike autori ishte me kostum sportiv dhe kapuç dhe u largua në këmbë pasi hodhi lëndën eksplozive.
Në pamjet është parë autori teksa lë pakon brenda rrethimit të lokalit dhe largohet. Ndërkohë pista që po hetohet është konkurrenca. Ngjarja ndodhi rreth orës 03.30 të mengjësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A.K., në rrugën “Deshmoret e 4 shkurtit”, tha Policia. Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë të shtetas të lënduar, por vetëm dëme materiale.