Autoritetet shqiptare kanë kapur sot në Portin e Durrësit një sasi të madhe parash. Në lidhje me këtë ngjarje, raportohet se janë sékùestruar afër 500 mijë euro.
Mësohet se paratë ishin vendosur në 5 qese, ndërsa në pranga ka përfunduar drejtuesi i kamionit. Pikërisht, drejtuesi i kamionit kishte bërë disa rrugë nga Bari në Durrës, ndërsa ka dyshime se në këtë linjë bëhej tráfiku i parave.
Po ashtu, policia ka shoqëruar disa persona, për t’i marrë në pyetje për këtë ngjarje.
Autoritetet pasi kanë pasur dyshime kanë sékúestruar 5 qese me para, kryesisht valutë. Dihet se deri tani është arréstuar drejtuesi i kamionit që është nga Tirana.
Janë shoqëruar dhe po merren në pyetur disa persona, ndërsa paratë dyshohet se vijnë nga Bari. Muajt e fundit shoferi i kamionit ka bërë shumë lëvizje nga Italia dhe Shqipëria. Janë kapur rreth 500 mijë euro.
Kjo është një sasi e madhe e parave e sékùestruar. Kjo është shuma më e madhe pas Toyota Yaris. Mund të jetë rrjet i tráfikut të parave. /BW/