Maturantët e Shkodrës solidarizohen me bashkëmoshatarët e tyre në Tiranë. Pasditen e të shtunës ata kanë organizuar një tubim- marshim në rrugët e qytetit, duke mbajtur në duar pankarta që ironizonin provimet e fundit të Maturës Shtetërore. Ata kanë lëvizuar rrugëve të qytetit, për tu ndalur më pas para kangjellave të Zyrës Arsimore Shkodër, ku kanë vendosur edhe pankartat q mbanin në duar.
Ndërkohë, disa nga maturantët kanë përcjellë mesazhet e tyre për mediat e pranishme, të cilat duhet thënë kanë treguar interes për këtë organizim të të rinjve në Shkodër. /Video StarPlus TV Live/