Pandemia e Covid-19 duket se i ka dhënë efektet e para! Nëse në sezonin turistik të vjetshëm, çmimet në jug të vendit kanë qenë të larta, këtë verë përgatituni për çmime stratosferike. Më poshtë, shikoni një faturë të një qytetari, i cili pas thirrjeve të shumta nga ana autoriteteve ka zgjedhur që të bëjë pushimet në Llogara, por ajo me të cilin u përball ishte një surprizë aspak e këndshme.
Ky qytetar ka paguar 750 lekë për një pjatë pilaf dhe 800 lekë për një tas me kos, ndërkohë që në ditë normale një tas kos ka kushtuar 100-150 lekë. Mëngjesi këtij zotërisë, ku ka porositur dhe një kafe dhe një ujë i ka kushtuar 1750 lekë.
Fatura mban datën e djeshme dhe është prerë në orën 09:30. Ministri i turzimit Blendi Klosi, kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli kanë theksuar se kanë rënë dakord me bizneset për të mos rritur çmimet, si një formë e kompesimit për shkak se sezoni ka nisur më vonë nga herët e tjera, por duket pronarët nuk “u janë bindur”.
Më herët, është në vëmendje një tjetër problematik, atë të evazionit fiskal me fatura false. Duket se pushimet e kësaj vere do të na kushtojnë më shumë nga sa e kemi pritur… /Shqiptarja.com/