Një shtetas shqiptar është shpallur në kërkim nga policia zvicerane pasi është kthyer në tmerrin e qytetit St. Gallen me grabitjet e tij. Ai është identifikuar nga autoritetet vendase si 42-vjeçari Bardh Marku, shkruan e përditshmja zvicerane Blick.
42-vjeçari akuzohet se ka grabitur dhjetëra banesa në qytetin St. Gallen pas ankesave të pafundme të qytetarëve zviceranë.
“Blick” shkruan se Bardhi është kryesisht i fokusuar në shtëpitë e pushimit në periferi të qytetit, vjedhje të cilat i kryen kryesisht natën.
Nuk është vetëm policia e St.Gallen që i është vënë pas 42-vjeçarit shqiptar, por edhe të qyteteve të tjera si Valais dhe Vallis e kërkojnë Bardhin për të njëjtat arsye.
Madje policia ka publikuar edhe një foto të tij bashkë me karakteristikat fizike. Bardh Marku është 174 cm i gjatë dhe ka sy kafe, flet shqip dhe italisht, shkruhet në njoftimin e policisë zvicerane.