Një punëtor 56-vjeçar shqiptar ndërroi jetë për shkak të dëmtimeve që mori pas rënies nga çatia e ndërtese, ku po kryente disa riparime.
Ngjarja ndodhi në Goito, në Prato, rreth orës 9.30 të mëngjesit të sotëm, ku shqiptari Imer Koltraka humbi jetën brenda pak minutash.
Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes siç shkruajnë mediat italiane, 56 vjeçari që ka lindur në Shqipëri por që kishte jetuar për shumë vite në Firence, ishte duke zëvendësuar disa tjegulla në derën e ndërtesës, e cila merret me riparime automjetesh, kur ai do të vinte një këmbë në parmakun e dritares, çka ka sjellë rënien e tij.
Pronari i ndërtesës dha alarmin tek emergjencat por që mund të bënin asgjë për shqiptarin.