Paulin Çupi, shefi i Komisariatit të Policisë Vau- Dejës është larguar nga detyra. Lajmi është mësuar ditën e sotme, ndërsa nuk ka një motiv zyrtar për këtë lëvizje në rradhët e uniformave blu të Vau- Dejësit.
Çupi e ka mbajtur për disa vite këtë detyrë, ndërsa më herët ka patur edhe detyra të tjera në strukturat e DVP Shkodër. Gjatë detyrës së tij. Çupi ka qënë edhe në fokusin e mediave, sidomos për çeshtjen e shtetasit Ardian Kallami, i cili pasi u shoqërua në polici, u mor në pyetje dhe pasi u kthye në shtëpi, i dha fund jetës.
Në atë kohë, Çupi dhe dy punonjës të policisë, u pezulluan nga detyra deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Javët e fundit, zona e Vau- Dejësit u përfol edhe për fenomenin e kultivimit të bimëve nárkòtike, shkak që mund të ketë sjellë edhe rokadën në Komisariatin e Policisë.
Gjithsesi, deri në këtë moment nuk ka asnjë motiv zyrtar për lëvizjet në Komisariatin e Policisë në Vau- Dejës. Në vend të Çupit, është emëruar Bardhyl Saliu. /ShkodraWeb Media/