“Ujku, ujku por çakalli bën kërdinë”. Kështu mund të cilësohet ajo që po ndodh me shtimin e rasteve të virusit në vendin tonë e sidomos në Shkodër. Ditën e sotme janë njoftuar 10 raste të reja pozitive nga 47 tamponët e marrë dy ditë më parë. Ajo që konstatohet është se Covid-19 vazhdon të jetë i pranishëm në institucione dhe madje tek ato mjaft të rëndësishme. Jo zyrtarisht mësohet se nga 10 raste, 3 i përkasin personelit të Gjykatës së Apelit në Shkodër. Po ashtu, një rast është brenda Sheërbimit Informativ Shtetëros- SHISH Shkodër.
Edhe në ditët e kaluara, ka patur mjaft raste në sistemin shendetësor apo edhe në administratisë, siç ishte rasti i Sigurimeve Shoqërore. Kjo ndodh në një kohë kur qytetarëve u bëhet thirrje të respektojnë masat mbrojtëse dhe distancimin social, ndërsa virusi duket si “i shtëpisë” në institucionet e rëndësishme, ku shkodranët hyjnë e dalin për nevojat e tyre. Edhe rastet e sotme, janë një këmbanë alarmi. Nëse institucionet nuk garantojnë mospërhapjen e virusit, ç’ kuptim ka ti kërkohet llogari apo përgjegjësi qytetarëve?! /ShkodraWeb Media/