Mbërmjen e kaluar u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë Gëzim Mema, një figurë e spikatur e sportit në Shkodër e më gjërë. Janë të shumtë miqtë e të njohurit, që në këto momente, shprehin jo vetëm dhimbjen por edhe vlerësimin për këtë figurë të njohur, sidomos në sportin e atletikës dhe në administrimin e SK Vllaznia. Gazetari i mirënjohur Gaspër Marku, ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale, ku vlerëson figurën shumëdimensionale të gëzim Memës. Si gazetar sportiv prej shumë dekadash, Marku ka patur kontakte të vazhdueshme me Memën, për të cilin kolegu ynë shkruan:
Lamtumirë Gëzim Mema!
Shkodra përcjellë sot për në banesen e fundit një nga figurat e spikatura sportive të këtij qyteti dhe më gjërë, ish atletin kampion, trajnerin e suksesshëm me disa vite brezash kampion, mësuesin e palodhur të edukimit fizik, drejtuesin më jetëgjatë të klubit Vllaznia, prindin dhe qytetarin model, Gëzim Mema i ndarë nga jeta në moshen 73 vjeçare mbrëmjen e së martes. Ngushëllime familjes “Mema”, Pushofsh në Paqe profesor Gëzimi!
Gazetari Marku e ilustron postimin e tij me një foto, ku vetë Gëzim Mema është në krah të tij, i ftutar në një nga emisionet e shumta që kolegu ynë vazhdon të organizojë prej shumë e shumë vitesh. /ShkodraWeb Media/