Frutat janë një prej ushqimeve më të shëndetshme që natyra na ka dhuruar. Secila prej tyre është plot përfitime për trupin tonë. Na japin vitamina dhe minerale që trupit tonë i duhen për të qenë në formë të mirë
Disa prej tyre mund të përballojnë një prej sëmundjeve më delikate që ekziston, túmòrin, i cili merr jetën e shumë njerëzve çdo vit. Kështu që do t’ju tregojmë disa fruta anti-túmòrale që duhet të shtoni në dietën tuaj për të parandaluar këtë sëmundje.
Boronicat
Mes frutave më të mira antitúmòrale janë boronicat, shumë të pasura me antioksidantë. Më specifikisht, antioksidanti prezent në boronica është antocianina. Së bashku me acidin elagjik dhe uroliteve, boronicat ndihmojnë për të minimizuar dëmin e radikaleve të lira në ADN, që mund të shkaktojnë káncèrin.
Minimizojnë zhvillimin e qelizave túmòrale të gojës, zorrës së trashë, gjoksit dhe prostatës. Vitamina C është një tjetër element që redukton kàncérin dhe gjendet me bollëk në këto fruta të vegjël. Lufton radikalet e lira dhe mbron ADN-në qelizore, ndërsa parandalon formimin e túmòreve.
Rrushi
Rrushi zë vendin e dytë në vendin e frutave antitúmòrale dhe duhet ta përfshini në dietën tuaj sa herë të mundeni. Në cipën e rrushit gjendet një përbërës natyral i quajtur resveratrol. Ky komponent është më i pranishëm tek rrushi i kuq dhe vjollcë.
Është treguar që trajtimi i qelizave káncèrogjene të zorrës së trashë me komponimet e resveratrolit redukton në mënyrë domethënëse aktivitetin e dekarboksilazës së ornitinës. Kjo enzimë është çelësi për rritjen e qelizave túmòrale, kështu që sa më pak prej saj, aq më mirë është.
Avokado
Duke qenë e pasur me acide yndyrore, avokadoja bën pjesë në grupin e frutave antikáncèrogjene. Është një burim i mirë i glutationit, një antioksidant. Ndihmon në elíminimin dhe shkàtërrimin e radikaleve të lira që mund t’i japin origjinë qelizave túmòrale. Avokadoja ka dhe sasi të larta të vitaminës C që gjithashtu mban larg radikalet e lira dhe mbron ADN-në qelizore, kështu parandalon formimin e túmòreve.
Karotenoidet e gjetura tek avokadoja ndalojnë zhvillimin e túmòreve të prostatës, káncèrit të gjirit dhe kavitetit oral, këshillon Living.
Ananasi
Një prej frutave antikáncèrogjene të preferuara nga të gjithë është anansi. Ky frut ekzotik përmban bromelinë, një enzimë që ndihmon në shpërbërjen e proteinave dhe ka aftësinë për të elíminuar qelizat káncèrogjene dhe lë vetëm ato të shëndetshme.
Bromelina ka veti të mëdha anti-inflamatore dhe është efektive për luftimin e dhímbjeve të ekstremeve. Kjo do të thotë që përfitojnë dhe ata që vuajnë nga artriti.
Efekti anti-inflamator dhe atnikoagulant i bromelinës rrit imunitetin tuaj. Kjo e bën trupin tonë edhe më efektiv në luftën kundër káncèrit.