Gjykata e Posaçme e Apelit ka prishur sot vendimin e shkalles se pare dhe ka rikthyer per gjykim dosjen ne ngarkim te ish-ministrit te Brendshem, Saimir Tahiri. Vendimi i sotem vjen pas nje seance qe zgjati fare pak, ne prani te ish-ministrit Tahiri dhe avokatit te tij mbrojtes, Maks Haxhia.
Trupi gjykues vendosi te rrezoje vendimin e shkalles se pare, pas te ciles nis nje tjeter odise gjyqesore per ish-ministrin. Shkalla e pare e denoi Tahirin me 3 vite e kater muaj burg, por qe i konvertohej ne 3 vjet sherbim prove.
Kujtojme se Prokuroria kerkoi per ish-ministrin denimin me 12 vite burg.