Prishet shtëpia e Nexhmije Hoxhes, bashkëshortja e Enver Hoxha, ndare nga jeta ne 26 shkurt, pikerisht ne kete ndertese qe sot u hodh pertoke nga fadromat e IKMT-se. Aksioni për prishjen e ndërtesës që ishte bërë pengesë për projektin e Unazës së Re, ka nisur paraditen e sotme dhe është finalizuar, ndërkohë që më parë janë nxjerrë jashtë disa nga orenditë e mbetura.
Në këto foto të shkrepura nga LSA-ja, duken punetorë teksa ngrenë mbi shpinë një dyshek dopjo. Te tjere duken duke nxjerre jashte ndertesës korniza te medha me foto te vjetra bardhe e zi, e te tjera orendi e sende te perdorura prej saj.
Aty ku ndodhet godina qe sot u prish, do të jetë gjurma e projektit të Unazës së Madhe.