Në orët e para të mëngjesit të sotëm një banesë është djegur plotësisht në fshatin Hot i Ri në Bashkine Shkodër. Zjarri ka rënë në banesë e shtetasit Lulash Prendi dhe shkak dyshohet një shkëndije elektrike. Fatmiresisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetem per deme materiale. Catia e shtepise eshte djegur krejtesisht. Forcat zjarrfikëse mbërritën në kohë, por nuk kanë mundur të shuajnë flakët.