Flakët kanë përfshirë një banesë në fshatin Juban të Njësisë Administrative Guri i Zi në Bashkinë e Shkodrës duke e shkrumbuar tërësisht. Në shtëpinë që tashmë është kthyer në gërmadhë të shkrumbuar, jetonin dy familje, ajo e Shtjefën Caka dhe Fred Caka.
Dy mjete zjarrfikëse shkuan në vendngjarje për të shuar flakët. Mësohet se nuk ka të lënduar nga ngjarja. Ndërsa për versionin zyrtar të kësaj ngjarje, pritet njoftimi i policisë.