Një zjarr i rënë në banesat e tyre, ka lënë në qiell të hapur dy familje me gjithsej 7 antarë në fshatin Juban të Gurit të Zi. Familja e Shtjefën Caka me dy antarë dhe ajo e Alfred Caka me 5 antarë kanë parë ti digjen para syve e gjithë pasuria e krijuar me shumë mund e sakrifica gjatë një jete.
Në këtë situatë të vështirë, këto familje kanë nevojë për çdo gjë, edhe për gjërat më elementare. I është gjendur pranë menjëherë Bashkia e Shkodrës, e cila i ka ndihmuar me ushqime, krevate por edhe mjete mësimore e lodra për fëmijët. Ka qenë nënkryetari i Bashkisë Shkodër Arben Gjuraj, ai që i ka vizituar këto familje.
PUBLIKIMI I BASHKISË SHKODËR NË FACEBOOK
Bashkia e Shkodrës në ndihmë të familjeve në vështirësi!
Dy familje me gjithsej 7 antarë në Juban të Gurit të Zi, kanë mbetur pa shtëpi pas zjarrit që u shkrumboi gjithçka. Fatmirësisht, nuk pasi pasoja në njerëz. Mbështetja dhe solidariteti në një moment të tillë, janë të domosdoshme.
4 pako ushqimore, po aq higjienike, mjete shkollore dhe lodra për tre fëmijët, 4 krevate të kompletuara, janë vetëm ndihma e parë për këtë familje në këtë moment të vështirë. Bashkia e Shkodrës do të bëjë të gjitha përpjekjet për të mbështetur këto familje dhe do të jetë vazhdimisht pranë tyre.
#bashkiajote /ShkodraWeb Media/