Gadishulli i ballkanit vazhdon të jetë në aktivitetin e rrymave ajrore shumë të ftohta kontinentale të cilat po mbajnë në territorin e Shqipërisë dhe Kosovës temperatura të ulëta.
Moti do të jetë me diell, mjegull përgjatë luginave të lumenjve. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi deri në bregdet 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3- 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje graduale në mesditë.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore -8/7°C
Zonat e ulëta -7/16°C
Zonat bregdetare 1/14°C