Ditën e sotme Bashkia e Malësisë së Madhe ka mbyllur dyert pas shfaqjes së tre rasteve pozitive me Covid-19 në administratën e saj. Lajmi ka ngjallur interesin e mediave, të cilat janë drejtuar për në Koplik, ku para ndërtesës së Bashkisë ka folur kryebashkiaku Tonin Marina. Ai ka bërë me dije se në total, në Malësinë e Madhe, janë 9 persona pozitivë me Covid-19, ndërsa ka thënë se priten përgjigjet edhe për tamponë të tjerë të marrë.
Kryebashkiaku ka thënë se tre punonjësit e administratës, janë të moshës së re dhe nuk paraqesin probleme deri tani. Po ashtu, Marinaj ka thënë se bashkia u mbyll për tu dezinfektuar, meqenëse ishte edhe e premte, ditë e fundit e javës. Më psohtë, intervista e plotë e kryetarit të Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marina, dhënë për mediat. /ShkodraWeb Media/