Musa Baculi, i riu shkodran i cili preku zemrat e të gjithëve me historinë e tij, ka festuar sot 17-vjetorin e lindjes. Lajmi është bërë i ditur nga Elvis Naçi, i cili ka publikuar disa foto të djaloshit në facebook.
“E pabesueshme por ju Shqiptare te nderuar mbas Zotit e shpëtuat jeten e Musa Baculit, nese nuk do te ishte ndihma juaj Musa Baculi nuk do kishte mundesi te festonte 17 vjetorin e lindjes se tij! Qofshi te bekuar. Amin”, shkruan Naçi.
Baculi qëndroi në koma në spitalin e Shkodrës, pas një aksidenti në ujë, ku rrezikoi jetën. Ai u ndihmua nga emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët”, që mblodhën shumën e nevojshme për kurimin e tij jashtë vendit.
Ai u nis drejt Italisë, dhjetorin e kaluar, ku menjëherë iu nënshtrua një operacioni, i cili rezultoi me sukses dhe tashmë Musa Baculi feston i lumtur ditëlindjen e tij të 17-të.