Mbrëmjen e sotme Vllaznia do të përballet në Korçë me Skenderbeun vendas, një ndeshje e rëndësishme për kuqeblutë në përpjekje për të shmangur ndeshjet play- out për qendrimin në Superligë. Fitorja e djeshme e Bylis që shihet si rival direkt në këtë “garë”, ka bërë të domosdoshme përgjigjen e Vllaznisë me fitore në Korçë. Edhe pse Vllaznia e ka mundur në “shtëpinë” e vet Skenderbeun, edhe pse klubi korçar nuk ka ambicje për Kupat e Europës, ndeshja nuk është e lehtë.
Sot, është edhe ai që mund të quhet debutimi i sponsor- partnerit të ri të Vllaznisë, Alban Xhaferi. Prej tre ditësh ai i është bashkuar klubit kuqeblu, ndërsa e ka ndjekur atë edhe në ndeshje të tjera brenda e jashtë Shkodrës. Xhaferi, ka bashkëndarë një foto në Facebook, bashkë me krahun e tij të djathtë tek Vllaznia e basketbollit e sipas gjasave edhe tek ajo e futbollit, Blendi Dibra.
“Alo Korça, po vijm…..❤?”, është komenti i bërë tek kjo foto, duke treguar se Xhaferi do të jetë pranë ekipit, bashkë me administratorin Suad Lici por edhe të tjerë, ditën e sotme në Korçë. Shpresojmë dhe urojmë që “debutimi” i Xhaferit tek Vllaznia sot, të jetë pozitiv. Pse jo, edhe me tre pikë për kuqeblutë. /ShkodraWeb Media/