Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, zhvilloi ditën e sotme një vizitë në një sipërmarrje prodhuese. Gjatë kësaj vizite, ministri Ahmetaj u ndal tek informaliteti, duke deklaruar se nga data 1 tetor do të nisë aksioni në terren.
Më tej, Ahmetaj tha se do të bëhet koordinimi i të gjitha strukturave të Tatimeve, Doganave dhe Inspektoratit të Punës.
Ndër të tjera, ministri i kabinetit “Rama 2” foli për një tjetër reformë të rëndësishme, që sipas tij, ka të bëjë me lehtësimin e shërbimeve dhe reduktimin e burokracisë për sipërmarrjen dhe qytetarët.
“Nga data 1 tetor fillojme aksionin ne terren. Ky eshte mandati antiinformalitet, koordinim te gjithe strukturave te Tatimeve, Doganave dhe Inspektoratit te Punes. Krahas aksionit kunder informalitetit, ndermarrim nje tjeter reforme te rendesishme per lehtesimin e sherbimeve dhe reduktimin e burokracise per sipermarrjen dhe qytetaret”, tha Ahmetaj. /shqiptarja.com/