Muzeu Historik i Shkodres vijon te jete ne fokus te turisteve te huaj. Jane te pakte ata qe, qofte individualisht, qofte te organizuar nuk vizitojne kete hapesire unikale per te njohur qytetin, traditat e tij por edhe historine ne vite. Edhe pse zyrtarisht sezoni turistik ka perfunduar, fluksi vijon te jete i kenaqshem. Fotot ne vijim e tregojne mese miri kete. Grupi qe po shikoni, turiste te huaj, kane vizituar sot Muzeun Historik te Shkodres. Ata jane njohur nga afer me repertet e vecante, etnografine dhe cdo gje tjeter qe mrekullisht te ofron ky muze. Vizitat mbase stimulohen edhe nga fakti se eshte lehtesisht i arritshem nga qendra e qytetit, por nisur edhe nga fakti tjeter qe tashme ky muze eshte pjese e agjendave turistike por edhe agjensive brenda e jashte vendit. Eshte nje pune e mire e nisur prej vitesh ne fakt, duke nisur edhe me rikthimin e pavioneve, ruajtjen, restaurimin e mirembajtjen e ambjenteve e vlerave te padiskutueshme te tij. /ShkodraWeb/