Shkon në 95 numri i jetëve të humbura nga korona virusi në Shqipëri. Në Spitalin Infektiv e kanë humbur betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, dy qytetarë të tjerë. Ata janë një burrë nga Shkodra dhe një grua nga Tirana.
“Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 2 qytetarë: Një 70-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruse. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve“, tha ministria.