“At Daniel Gjeçaj, zani i shqiptarëve pa za”, është titulli i monografisë kushtuar kësaj figure me autor shkrimtarin e publicistin Prelë Milani. Në qendër, është At Daniel Gjeçajt, është më i shquari i brezit të fundit të françeskanëve shqiptarë si kumtues i mesazheve të mëdha.
Monografia e autorit Prelë Milani i kushtohet njeriut që lartësimin e vetes e realizoi duke lartësuar vlerat më të mira të popullit tonë, në përgjithësi, e të vendlindjes së tij, Dukagjinit, në veçanti. Autori me origjinalitet e mjeshtri na shfaq portretin shumëplanësh të njeriut dhe erudit e shpirtmadh.
Lindi si Mark Prela dhe pas studimeve teologjike u pagëzua Daniel Gjeçaj, për t’u bërë vigani i qëndresës, i përkushtuari ndaj besimit e orakull i dijes. Në monografinë e Prelë Milanit, janë sjellë fakte të gjalla nga jeta e At Danielit përmes rrëfimeve gojore, vlerësimeve të njerëzve të njohur, aludimit përmes veprave të shkruara e përkthyera si dhe materialeve dokumentare.
Nga të gjitha këto shihet se njeriu i madh, At Daniel Gjeçaj, kishte mendje të ndritur e zemër të brishtë. Nuk arriti ta mposhtë emocionin kur meshën e parë e ngriti në Thethin e tij, për të cilin kishte adhurim romantik, s’i përballoi dot hovet e shpirtit të përdëlluar kur iu kthye mëmëdheut pas dekadash larg:
– Atë çfarë mund të ndiejë një i verbër kur i rikthehet drita e syve, atë ndieva edhe unë sot kur m’u kthye e drejta të shkel tokën e atdheut tem …
Një pjesë të konsiderueshme në monografi zë roli i shquar i At Danielit në fushën e letrave shqip. i cili një visar të çmuar me libra dedikuar atyre që në rininë e hershme i pati idhuj Duke ngjyer penën në hallet e brengat e popullit, shkroi edhe për malësorët, për hallet e trimëritë e tyre, për kulturën e gjuhën me andrra të përlotuna..
Në monografi lexuesi do të kuptojë që përsonalitetin shumëdimensional të Gjeçajt e cilësitë e tij i përcjell përmes shumë veprimtarive të tij e duke i përjetuar edhe vetë me të njëjtën ndjesi. …
Autori Prelë Milani i ka bërë një përshkrim letrar të pashoq Thethit alpin me bukuri që njeriu vetëm i imagjinon. Duke lexuar këtë monografi, lexuesi e ka të lehtë të kuptojë se ajo bukuri përrallore është dekori real i panoramës së shpirtit të At Daniel Gjeçajt.
.