Uniformat blu, RENA, Forcat Operacionale dhe FNSH kane zhvilluar sot nje aksion kunder te asjtequajtureve “te forte” ne zonen e Elbasanit. Ka qene nje operacion i papritur dhe me forca te shumta, i cili ka sjelle krehje te zones dhe kontrolle te imtesishme ne disa lagje te qytetit. Mesohet se asgje nuk eshte e rastesishme, por eshte nje aksion qe do te shtrihet me etapa net e gjithe vendin dhe natyrisht, nuk do te shpetoje as rajoni i Shkodres. Ne fokus do te jene elemente kriminale, per te cilet ka indicie lidhur me perfshirje ne trafiqe droge kryesisht, por edhe krime te tjera te konsideruara te renda. Burime nga uniformat blu i thane ShkodraWeb se tashme jane hartuar plane operacionale konkrete edhe per Shkodren. Eshte bere listimi i personave qe do te jene shenjester e vales se pare, me kontrolle ne banesa, te pronat e tyre dhe te afermeve dhe madje edhe ne makinat personale. Po ashtu, do te behet nje verifikim i imtesishem edhe per persona te shpallur ne kerkim policor, te cilet gezojne perkrahjen edhe brenda policise se shtetit nga individe te vecante. Mesohet se aksioni i tanishem ka qene nje nga synimet e ministrit Fatmir Xhafa sapo erdhi ne krye te ministrise se Brendshme si pasues e Saimir Tahirit. Por zevendesimi me ministrin teknik Demiraj solli thjeshte shtyrjen e nisjes se ketij aksinoni kombetar. Ajo cfare mbetet sekret, eshte data e sakte e nisjes se operacionit qofte ne Shkoder, ashtu edhe ne rajonet e tjera. Kjo, nga frika e dekonspirimit qe eshte nje fenomen i njohur ne uniformat blu. /ShkodraWeb/