Një tjetër pacient në Spitalin Infektiv ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të mërkure, duke e çuar në 5 numrin e personave që humbën betejën për 24 orët e fundit. Ministria nuk e raportoi në informimin e përditshëm, por BW shkruan sipas burimeve të veta se 42-vjecari ka ndërruar jetë që në orët e mëngjesit.
Ai ishte tranferuar nga spitali “Shefqet Ndroqi” për shkak të komplikacioneve të rënda në frymëmarrje.
Burime për News 24 nga Infektivi thanë se tamponi ka rezultuar negativ, por simptomat tek i sëmuri ishin shumë dyshuese për Covid 19. I sëmuri sipas burimeve vuante nga sëmundje të mëhershme pulmonare.