Drejtoresha e Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror, Vjollca Braho ka rezultuar pozitive në testin për korona virusin.
Braho ka shfaqur shenjat e Covid-19 prej 10 ditësh ndërsa sot është transferuar në spitalin “Shefqet Ndroqi” i quajtur së fundmi edhe si spitali Covid-2, ku është duke u trajtuar me oksigjen.
Gjatë ditëve të fundit, Braho ka qenë pjesë e Task Forcës anti-Covid, grupet e kontrollit të zbatimit të protokollit ndaj pandemisë në terren.