Vijon kontrolli me radar, në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë për të parandaluar áksidèntet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara.
Pavarësisht kontrolleve të shtuara në këto akse, jo vetëm në fundjavë por çdo ditë, ka akoma shumë drejtues mjetesh që ábùzojnë me shpejtësinë duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
Prej orës 20:00 të mbrëmjes e deri ne 01:00 të mëngjesit të sotëm janë evidentuar nga kontrolli me radar shpejtësi nga 141 km/h deri 170 km/h!
25 vjeçari, me shpejtësi 170 km/h kapet gjatë ndjekjes nga patrullat e Policisë Rugore pasi nuk ndaloi kur punonjësi i Policisë i bërë shenjë ndalimi.
15 Leje Drejtimi të pezulluara për shpejtësi deri në dyfishin e limit të lejuar në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë.
? shpejtësisë ✈️✈️?️ se destinacioni ? ❓❓❓❓❓❓?
Mos nxitoni ✈️për tê arritur fundin?, apo ?✍??♀,
Shpejtësia ✈️?️ vrét jetë.
Shijoje fundjavën, por respekto rregullat e qarkullimit, se pastaj do të vuash mungesen e patentës në rastin më të mirë dhe spital në rastin më të keq. Siguria rrugore një ndër prioritetet kryesore të Policisë së Shtetit për vitin 2020.