Mjeku i njohur Petrit Vargu thotë se prej ditësh, bashkëshortja e kompozitorit të njohur, Feim Ibrahimi (i ndarë nga jeta) është me temperaturë në shtëpi dhe se nuk i bëhet tamponi. Sipas tij, ish-mësuesja e gjeneratave të tëra kërkon ndihmë nga urgjenca e Tiranës.
Reagimi:
Disa miq e dashamires me njoftojne qe bashkeshortja e te pavdékshmìt Feim Ibrahimi, ish-mësuesja e gjeneratave te tera mjekesh, avokatesh, inxhinieresh etj…eshte me temperature dhe ka dite qe kerkon ndihme nga urgjenca e Tiranes per te bere analizen e famshme te tamponit.
Te nderuar zemergure dhe zemerqelbur, qe sot fatkeqësisht per popullin shqiptar jeni ne pushtet, kush eshte kriteri qe e perjashton gruan e kompozitorit legjendar shqiptar te mos beje tamponin?
Nese nuk keni respekt per jeten e nje njeriu kini respekt per ate qe Feim Ibrahimi ka bere per Shqiperine. Turp t’ju vije! Qenkeni te pakorrigjueshem!
Ndërkohë, vetë bashkëshortja e Feim Ibrahimit, Vera Ibrahimi denoncon se ajo është e sëmurë me temperaturë dhe prej të hënës ende nuk i bëjnë tamponin. Ajo thotë se është e izoluar në krevat dhe se sot mund të ishte edhe në varrezat e Sharrës por ajo po pret për tamponin.
STATUSI NGA VERA IBRAHIMI
Edhe mund te jete e vertet… Pas ardhjes se Urgjences diten e hene, pas nje telefonate nga Instituti i Higjienes te marten mbasdreke dhe konfirmimit te tyre qe per dy dite vijne, sot eshte e shtune dhe une pres e semure dhe e izoluar ne krevat…. Mund te isha edhe ne Sharre….