Vemendje maksimale ne kampin shkodran ne prag te ndeshjes me Partizanin, Ne stervitjen e sotme te ekipit, kane qene te pranishem edhe kryebashkiakja Voltana Ademi dhe sponsori Alban Xhaferi.
Kjo behet e ditur ne faqen zyrtare te klubit ne te cilen ka edhe disa fjale ne lidhje me ate se çfare dy drejtuesit kane diskutuar me futbollistet dhe stafin teknik. Ja çfare shkruhet ne faqen zyrtare te klubit:
“Në prag të ndeshjes me Partizanin, pikërisht në seancën stërvitore të pasdites së sotme, kanë marrë pjesë edhe kryetarja e Bashkisë, zj. Voltana Ademi si dhe sponsori i skuadrës, z. Alban Xhaferi. Ata kanë shfrytëzuar këtë moment për të motivuar skuadrën pikërisht në prag të këtij takimi shumë të rëndësishëm.
Gjatë fjalës së tij, z. Xhaferi përgëzoi skuadrën për rritjen e nivelit të lojërave të zhvilluara nga ndeshja në ndeshje. Njëkohësisht, duke ditur rëndësinë e takimit të së premtes ndaj Partizanit, deklaroi se në rast fitoreje, skuadrës do t’i akordohet edhe një shpërblim.
Ndërkohë, kryetarja e Bashkisë, zj. Ademi inkurajoi stafin dhe ekipin për të vazhduar punën me përkushtim dhe duke i siguruar për mbështetjen maksimale në çdo aspekt”.