Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas mbledhjes së Këshillit Politik, duke i bërë thirrje opozitës së bashkuar për të reflektuar dhe të diskutojnë lidhur me ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se i vjen keq për refuzimin që u bë sot për të vijuar mbledhjen me diskutimin dhe të amendimeve kushtetuese, por paralajmëron se Parlamenti do vendosë dhe për ta.
POSTIMI I KRYEMINISTRIT RAMA
Refuzimi për të diskutuar mbi risitë kushtetuese është në fakt refuzim për të pranuar realitetin dhe kjo është një sëmundje tanimë e vjetër e opojashtëparlametares!
Keqardhje. Por me ata pa ata, Parlamenti vendos edhe për ta, si sot si në 30 korrik. Reflektoni miq, listat do hapen!