3 automjete janë përplasur pasditen e sotme në autostradën Lezhe-Shkodër. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Mabe, në zonën fundore të Lezhës, pak pa hyrë në territorin e Qarkut Shkodër.
Nga burimet e para raportohet për 4 te lënduar, dy prej tyre në gjendje të rënde. Kanë qenë banorët e zonës ata që i kanë dhënë ndihmën e parë të lënduarve dhe më pas i kanë transportuar në spitalin e Lezhës.
Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve.