Lëkundje tërmeti në detin Adriatik. Sipas Qendrës Europiane Mesdhetare Sizmologjike (EMSC), lëkundja ka qenë me magnitudë 3. 6 të shkallës Rihter dhe është ndjerë në orën 19:23 minuta.
Tërmeti ka pasur një thellësi prej 28 km. Ai ka patur një distancë 36 km në verilindje të Tiranës dhe 20 km në verilindje të Shijakut. Për momentin, nuk njoftohet për dëme.