Po shtohen denoncimet se tamponët Covid paraqesin probleme me saktësinë e tyre. Një nga rastet e fundit është një anëtare e stafit të afërt të ministres së Shëndetësisë, që ka rezultuar negativ në testin me tampon, kur në fakt simptomat tregojnë të kundërtën, si për të, ashtu edhe për familjarët e saj.
A funksionojnë si duhet tamponët, që po përdoren në Shqipëri?
A janë tamponët e blerë në Kinë, nga ato që Spanjës i rezultuan jo efektive, pasi nuk diagnostikonin saktë? Për këtë arsye Spanja, Turqia e Cekia i kthyen mbrapsht testet nga Kina?
Ku janë blerë tamponët që po përdoren në Shqipëri znj.Ministre?
Kjo është cështje serioze dhe duhet të bëni transparencë mbi cilësinë e tamponëve! Tamponët jo efektivë, përbëjnë rrezik serioz për përhapjen masive të virusit korona!!! /Publikuar në faqen zyrtare në Facebook nga Bardh SPAHIA, ish- deputet i PD- së Shkodër/