Mes rasteve të reja të të infektuarve në 24 orët e fundit në vend, janë edhe dy nënkryetarët e Bashkisë së Lezhës. Ata mësohet se kane rezultuar pozitiv në testin e tamponit për Covid-19. Raportohet se dy nënkryetarët e Bashkisë janë në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë të vetë izoluar.
Ndërkohë Bashkia e Lezhës po vijon normalisht punën. Ditën e shtunë, u mësua se kryebashkiaku i Mirditës, Ndrec Deda kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.