Dy a tre herë u mendova ta shkruaja apo jo, duke ditur se shumë njerëzve nuk do i pëlqejë por më duhet t’a bëj pasi hipokrizia duhet të ketë e oponencë.
Nuk e njoh personalisht mësuesin e nderuar që ndërroi jetë por fjalët tepër të mira që thonë dhe një ndriçim pozitiviteti që aureola e tij nuk e fsheh, më bënë të ndihesha keq si për një shok që do kisha dashur t’a kisha shok të ngushtë nëse do ishte mes nesh.
Pa dashur të jap emra institucionesh dhe individësh (që kanë mundësi financiare) dua të them që Gazjoni nuk e meritonte të vdistë për 50 mijë euro.
Gazjoni nuk e meritonte që për 5 mije euro apo 50 mije euro, të dilte në gjitha portalet e mediat si person që kërkon ndihmë.
Gazjoni nuk e meritonte që t’i jepet ndihma pasi ka vdekur.
Gazjoni nuk e meritone që të merrte ndihmën nga të panjohurit dhe jo nga ju që e shikuat duke vdekur.
Vdekjet vërtetë janë të caktuara nga Zoti, po veprimet e njerëzve janë të lira për ti treguar Zotit se kush je.
Jemi një shoqëri e egër që, kur ke një hall, po nuk dole në media ose dole me vonesë, je i vdekur.
Nuk shikon Zoti çfarë ke veshur, sa para ke apo sa qëndron duke u lutur në xhami apo kishë por shikon zemrën dhe qëllimi. Matja nuk është dukja si besimtar por sa përqind ndryshk të ka zënë zemra.
Po, Gazjoni ka shumë shokë të mirë që nuk kanë mundësi financiare dhe mbesin shokë me vlera, por atyre që Zoti ua dha 500 lek dhe nuk i dhanë 5 lek në kohën e duhur, ato nuk duhet të kenë forcë të shohin sytë e Gazjonit tashmë vetëm në foto.
Edhe pse nuk të njoh, një zë brenda vetes me thotë, “Gazjon me fal”.
Qofsh mirë me Zotin! /Nga Ardi HOTI, publikuar në profilin e tzij në Facebook/