Maqedonia e Veriut do të mbajë mbyllur kufijtë, ose më saktë lëvizje të kushtëzuar për Serbinë, Kosovën, Bosnjen dhe Malin e Zi.
Prej korrikut Maqedonia e Veriut ka vendosur një masë ndaj këtyre 4 shteteve ku qytetarët që vijnë nga to duhet të vërtetorjnë me një test PCR- RT jo më shumë se 72 orë të vjetër që janë negativë me COVID-19.
Ky është kushti i cili mbetet në fuqi edhe në muajin gusht. Por ndërkohë Maqedonia e Veriut nuk ka vënë masë ndaj Greqisë dhe Bullgarisë, por këto të fundit si shtete të BE e kanë bllokuar hyrjen nga Maqedonia e Veriut.
Në këtë rast siç konstatojnë edhe mediat maqedonase vetëm Shqipëria mbetet vendi fqinj me të cilin mund të lëvizë lirisht pa kufizime e kushtëzime.
“Nuk kemi ndërmend ta ndryshojmë sepse situata aktuale në këto vend është e ngjashme me tonën dhe nëse hapen plotësisht kufijtë do të kemi numër më të madh të të infektuarve. E ndjekim situatën aktuale në të gjitha shtetet dhe shohim se ka numër të madh të të sëmurëve edhe në këto vende.”- deklaroi – Zharko Karaxhovski, Kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive. /inanews/