Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja mes Vllaznisë dhe Flamurtarit, e vlefshme për javën fundit në Kategorinë Superiore. Ishte një ndeshje e qetë nga të dyja skuadrat, sidomos në pjesën e parë, ku rastet e pastra për të dyja ekipet munguan. E dyta ishte më ndryshe, kjo edhe për faktin se u shënuan dy gola.
Fillimisht ishte Sidorenko që shënoi në minutën e 65’, duke i dhënë avantazhin shkodranëve. Megjithatë ky avantazh zgjati vetëm 10 minuta, pasi Diamanti shënoi golin e barazimit për kuqezinjtë. Me këtë rezultat është mbyllur e gjithë ndeshja. Barazimi i sotëm nuk ka asnjë ndikim për skuadrat, të cilat i kishin mësuar “fatet” para këtij takimi.
Vlonjatët tashmë kanë lënë Superligën për tu ulur një kategori më poshtë, ndërsa shkodranët presin fituesin e ndeshjes Besëlidhja- Pogradeci, me të cilin do të ndesheën për të siguruar qendrimin në Superiore.