Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, në prononcim për mediat, pas takimit të tretë rajonal për masat anticovid, antikánàbis, parandalimin e veprave penale mjedisore dhe rritjen e parametrave të rendit dhe sigurisë, me prioritet zonat bregdetare, si dhe për masat për rritjen e sigurinë rrugore.
Fjala e Drejtorit Veliu gjatë prononcimit për median:
“Sapo përfunduam takimin rajonal me pjesëmarrjen e drejtorëve vendorë të Policisë së Shkodrës, Lezhës, Kukësit dhe Dibrës, së bashku edhe me shefat e komisariateve, për të analizuar punën e bërë deri më tani në drejtim të zbatimit të detyrave të planit të veprimit për antikánàbisin.
Jemi duke i analizuar të gjithë treguesit sipas indikatorëve dhe duam t’i japim një impuls punës së bërë deri më tani, me qëllim që ky plan veprimi dhe detyrat e përcaktuara në të, të përfundojnë me sukses duke bërë të mundur që të finalizohet dhe të largojmë të gjitha pikat e rrezikut që janë alert aktualisht si vende të mundshme për kultivim.
Po kështu, gjatë takimit ne u fokusuam jo vetem tek trajtimi i punës së bërë, por duke caktuar dhe disa objektiva për periudhën që ka ngelur.
Njëkohësisht lamë detyra për punën që duhet të bëjë Policia e Shtetit, jo vetem me monitorimin ajror që jemi duke e praktikuar në çdo javë, duke shfytëzuar dronë, njëkohësisht duke rritur edhe bashkëpunimin me kolegët e Guardia di Finanza-s, të cilët janë duke zhvilluar një punë shumë të mirë përsa i përket ndihmës që na japin për identifikimin e pikave të rrezikut.
Njëkohësisht, në këtë takim ne diskutuam dhe për detyrat që Policia e Shtetit do të ndjeki përsa i përket masave anticovid, duke qenë se situata është jo e qetë dhe ne si Polici e Shtetit kemi detyrimin për të monitoruar aktivitetin e të gjithë lokaleve që shërbejnë si vende për grumbullimin e qytetarëve apo vende që frekuentohen nga qytetarët për t’u argëtuar, siç kanë qenë longue baret dhe diskot.
Do të vazhdojë puna çdo ditë që krahas punës ditore për sigurimin e rendit dhe qetësisë, por edhe për fushatën antikánàbis, do vazhdojmë dhe për zbatimin e të gjitha detyrave anticovid”, ka thënë Veliu.