Deputeti Enver Roshi i cili është prekur nga koronavirusi, ndodhet në gjendje të vështirë shëndetësore. Lajmin e ka dhënë sot në foltoren e Parlamentit, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.
Në këtë aspekt, Balla ka bërë një thirrje të fortë për të gjithë që të respektohen rregullat dhe masat e vendosura.
“Sot kolegu ynë Enver Roshi është në gjendje të vështirë shëndetësore në përballjen me semundjen…”
Ndërhyn Alimadhi.
Balla: Po flas me një koleg që po kalon në të njëjtën situatë që ke kaluar ti, mos i ktheni përgjigje Alimadhit ka të drejtën e vet, por s’ mund të shkelë në të drejtën time për të folur.
Harroje që një ballist mund të pengojëntë drejtën time për të shprehur idetë e mia.
Zonja ministre në emër të shumë klolegëve deputetë që më kanë shprehur shqetësimin e solidaritetin e tyre për të gjithë të sëmurët që janë në gjendje të vështirë, Roshi që është edhe kryetar i komisionit të Shëndetësisë në Kuvend është në një gjendje të vështirë në përballjen me sëmundjen e i uroj shërim të plotë.
Sikur të gjithëve i bëj thirrje cdo qytetari shqiptar, cdo deputeti që të respektojë rregullat e masat, është keqardhje që një deputet që ka kaluar përmes kësaj situate të vështirë i shkel rregullat.
Përdorimi i maskës është i domosdoëshëm e ne duhet të japim shembullin e parë dhe pse një pjesë nisin pushimet e kjo është seanca e fundit duhet që masat të respektohen kudo.