Kreu i PD, Lulzim Basha ka paralajmëruar mosnjohjen e ndryshimeve kushtetuese që u votuan sot në Kuvend. Në një deklaratë për mediat pas takimit me aleatët, lideri i opozitës, tha se këto ndryshime që sipas tij i hapin listat vetëm nga fundi dhe jo 100%, janë të njëanshme dhe për herë të parë në 30 vite ndodhin pa konsensusin e opozitës.
Basha ka thënë se ndryshimet kushtetuese s ’janë të detyrueshme për opozitën, aq më pak për qytetarët. Më poshtë, fjala e plotë e liderit të Opozitës së Bashkuar para mediave.