Shpëtohen nga Policia kufitare dhe Roja bregdetare tre shtetas që rrezikuan jetën në det paraditen e sotme në Himarë, si pasojë e dallgëve të mëdha dhe motit të keq. Pas disa orë kërkimi intensiv në det, u gjet i pajetë trupi i gruas që ishte në varkë me tre te afermit e saj.
Robert Rama, Tefta (Mirela) Rama, Avdul Rama dhe Arsen Rama kishin dalë për peshkim me një mjet të vogël lundrues, i cili u fundos për shkak të motit të keq.
“Si rezultat i operacionit të përbashkët të Policisë Kufitare dhe rojës bregdetare dhe ndihmës nga një mjet lundrues turistik i rastit, u bë e mundur të shpëtohen shtetasit R. R., F. R. dhe A. R., ndërsa shtetasja M. R. nuk është gjetur ende”, tha në njoftimin e parë Policia e Shtetit.
Raportohet se ata janë pjesëtarë të së njëjtës familje. Personat e shpëtuar u dërguan në Jalë, ku i priste ambulanca e qendrës shëndetësore Himarë e njoftuar nga Policia Kufitare, dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.