Sinjalet pozitive nga Vllaznia vijojne serish. Drejtori dhe trajneri i ardhshem i saj kane mberritur sot ne Shkoder dhe jane takuar me drejtuesit e larte te klubit.
Por jo vetem kaq. Matko Djarmati dhe Thomas Brdariç pas takimit me drejtuesit, kane dashur te shohin nga afer edhe stadiumin “Loro Boriçi” dhe ambjentet e tij e me pas. Te gjithe shpresojne qe kjo dyshe ta kete shkelur me kemben e djathte fushen e ketij stadiumi per t’i sjelle fat.
Pas vizites ne stadium, mesohet se ata kane pare edhe fushat e stervitjes duke krijuar nje ide te qarte per ate se çfare i pret per vazhdimin e punes.
Brdariç qe me shume gjase do te jete timonieri i ardhshem i kuqebluve, ka dashur te preke me dore gjithçka sa i takon kushteve te stervitjes dhe ndeshjes e me pas do te bisedohet per kushtet e kontrates dhe detaje te tjera.
Gjasat jane qe brenda kesaj jave te zyrtarizohen te dy ata, si Djarmati ashtu edhe Brdariç dhe te nisin nga puna javen e ardhshme duke startuar me pergatitjet per sezonin e ri.