Ndeshjet e mbrëmjes së sotme në Champions League, nuk kanë sjellë asnjë surpizë. Pas tregolëshit në ndeshjen e parë në Angli, Bajern i ka shënuar katër të tjerë Çelsit, duke e nxjerrë nga rrugëtimi i mëtejshëm. Ka shkëlqyer si gjithmonë Levandovski, i cili ka shënuar dy gola dhe la dhënë dy asiste në golat e tjerë të shënuar nga Perisiç dhe Tolisso i futur si zëvendësues. Me rezultatin e përgjithshëm 7 – 1, Bajern ecën përpara ku do të gjejë Barcelonën.
“Blaugranat” kanë mundur Napolin, në një ndeshje që nuk ka patur shumë histori. Spanjolët kanë shënuar tre herë me Lengret, Mesi dhe Suarez në pjesën e parë. Pa mbatuar 45 minutat, ka ardhur edhe goli i vetëm i Napolit me autor Insinje. Edhe ndeshja ka përfunduar me këtë rezultat, teksa përballja Bajern- Barcelona mund të quhet një finale e parakohëshme në ligën e kamionëve. /ShkodraWeb Media/