Ashtu sikundër ishte raportuar që nga pasditja e djeshme lidhur me afrimin e Alen Sherrit te Laçi, sot 22 vjeçari ka përmbushur detyrimin e parë duke zbritur në terren për tu stërvitur me skuadrën e re.
Në fakt, kurbinasit kanë simpatizuar talentin shkodran fill pasi klubi verior me Mirsad Jonuz vendosi ta penalizojë lojtarin ekstrem të mbrojtjes duke e pezulluar apo lënë në stol.
Me qetësi, Laçi ka pritur fundin e kontratës dhe menjëherë ka paraqitur ofertën konkrete për Alen Sherrin.
Dje klubi e zyrtarizoi, sot Sherri del në seancën e parë me bardhezinjtë për të nisur aventuren e re me kurbinasit që me gjasë sheh te Sherri portierin e së ardhmes europiane. Nesër shorti për Kupat e Europës…. /SportiIm/